Takimi i Aruba-s ekspozon Ramën si kreun e një koalicioni me bazë të gjerë kartel-qeveri, BE dhe SHBA të reagojnë!

Takimi i Aruba-s ekspozon Ramën si kreun e një koalicioni me bazë të gjerë kartel-qeveri, BE dhe SHBA të reagojnë!

20:54, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Gjin Gjoni 

Edi Rama çdo ditë e më shumë po pikturohet si një narkodiktator, që e ka vënë të gjithë qeverinë e Shqipërisë në shërbim të karteleve shqiptare dhe ndërkombëtare të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Si asnjë lider tjetër në Evropë, Rama u ka dhënë karteleve jo vetëm vende në Parlament dhe Bashki, por u ka vënë në dispozicion një port, banka, Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe drejtësinë e re.

Me paratë që pastrojnë kartelet në ndërtim në Tiranë dhe bregdet, nga Dhërmiu në Shëngjin, Edi Rama merr përqindje nga studiot arkitekturore, nga Belgjika në Holandë.

Kartelet e Edi Ramës kanë përgjakur Elbasanin, ku gjatë dekadës së fundit janë vrarë 30 persona; kanë përgjakur Shkodrën e Kulturës, ku nga përplasjet e bandave janë mbi 40 të vrarë; kanë përgjakur Lezhën, Mirditën, Kurbinin, Durrësin, Vlorën dhe Fierin.

Edi Rama ka ekspozuar ndërtuesit përballë fuqisë së karteleve të drogës, teksa, si një antishqiptar që është, u ka vendosur Portin e Durrësit në dispozicion të grupeve kriminale të Aleksandër Vuçiçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco