'Hetimi për Sorosin duhet të shtrihet edhe në Tiranë'/ Balliu paralajmëron: Projektligji për ‘Barazinë Gjinore’, një agjendë që 'vret' familjen

20:28, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Projektligji i ri për ‘Barazinë Gjinore’, i dorëzuar këto ditë në parlament, ka ndryshuar ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë. Kjo është tentativa e dytë e kryeministrit Edi Rama për të futur këtë ligj në Kuvend, një lëvizje që kritikohet për ndikim të jashtëm dhe shkelje të interesave të qytetarëve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një intervistë për Syri TV, akuzoi qeverinë për ndikim të organizatave të huaja në ligjvënien shqiptare.

“Ky projektligj është një avancim i zgjidhjes Wok, e cila është një financim nga Shoqëria e Hapur George Soros, sot nën hetim. Hetimi duhet të shtrihet edhe në Tiranë, sepse nuk mund të hetohet fondacioni pa hetuar qeverinë shqiptare, që është realisht në shërbim të tyre,” tha Balliu.

Ai shtoi se qytetarët duhet të kenë të drejtë të vendosin për mënyrën e bashkëjetesës, ndërsa ligji i qeverisë Rama nuk ka lidhje me interesat e komunitetit, por promovon ide të së majtës ekstreme, që sipas tij ka sjellë dhunë dhe shkatërrim global, duke u frymëzuar nga lëvizje si Black Lives Matter në SHBA.

Eksperti i PD paralajmëroi se kjo agjendë, e kthyer tashmë edhe në Shqipëri, ka një natyrë antiamerikane dhe e cila nuk ka lidhje as me të drejtat  komunitetit LGBTQ. Sipas tij, ligjet e tilla nuk bëhen për qytetarët, por për promovimin e interesave të majtës ekstreme dhe organizatave të huaja.

Balliu: 

Ky projektligj është një avancim të zgjidhjes Wok, e cila është një financim që bëhet po nga Shoqëria e Hapur George Soros, një shoqëri e cila sot është nën hetim. Patjetër ai hetim duhet shtruar edhe në Tiranë, sepse nuk mund të hetohet ky fondacion pa hetuar qeverinë e atij fondacioni, që është qeveri shqiptare, që është realisht një qeveri në shërbim të tyre.

Për sa i përket këtij projektligji, dhe kjo e thënë nga një person i cili kam qenë, jam dhe mbetem, për kërkesat e tyre për të bashkëjetuar, është çështja e tyre dhe njerëzit duhet të kenë të drejtë të vendosin me kë bashkëjetojnë.

Por kjo nuk ka lidhje as me interesat e këtij komuniteti, por ka lidhje me interesat e të majtës ekstreme, që ka sjellë dhunë dhe shkatërrim kudo në të gjithë botën, nga Black Lives Matter në Amerikë që dogjën Amerikën, deri tek gjuha e urrejtjes që çoi tek vrasja e Charlie Kirk.

Dhe tani me këtë agjendë, nga një agjendë ekstremiste, majtiste, në Shqipëri është kthyer edhe në një agjendë antiamerikane, pasi po të shikoni çdo ligj që hidhet poshtë në lidhje me këtë çështje në SHBA, vjen në Shqipëri.

Pra, këto janë të gjitha: këto propozime dhe ky projektligj që ka ardhur këtu, të gjitha këto pika janë pika që janë hedhur poshtë në SHBA dhe vijnë këtu për t’u promovuar këtu nga e njëjta shoqëri që po hetohet në SHBA.

Kjo është një agjendë e cila vret familjen, institucionin më të rëndësishëm që lidh kombi me njëri-tjetrin; është një agjendë e cila nuk ka lidhje as me të drejtat e atij komuniteti dhe ata bëjnë shumë gabim që janë përfshirë në këtë çështje, sepse nuk bëhet për ata, por bëhet për një interes të së majtës ekstreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco