Këshilltari i opozitës në Bashkinë Vlorë, Atird Hoxha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Z. Kryetarit Elis Halili, të cilin e cilëson të ulur “në mënyrë të paligjshme” në krye të bashkisë nga komisioni “Çuçi, Vëngu, Sinaj” dhe i certifikuar nga votat e këshilltarëve socialistë.
Sipas Hoxhës, vetëm brenda tre ditësh, Z. Kryetari ka nisur lëvizjet për devijimin e 4.6 milionë eurove investime publike, të paracaktuara për kompani të lidhura me pushtetin.
“Ky është qëllimi i tij i vërtetë: të sigurojë pjesën që i ‘takon’, ndërsa kompani si ‘Fusha shpk’, përflitet se janë lobuesit kryesorë të vendosjes së tij në këtë post,” deklaroi ai.
Këshilltari i opozitës u bëri thirrje mazhorancës në Këshillin Bashkiak të reflektojë:
“Çdo votë që jepni për Halilin është bashkëfajësi me klientët e Ramës, Çuçit dhe këtij mercenari të ri të pushtetit lokal.”
Opozita paralajmëron se do të flasë “qartë dhe prerë” për ligjshmërinë e këtyre veprimeve në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak…
© SYRI.net