Emërimi i Silva Cakës në Ministrinë e Brendshme/ PL: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve

Emërimi i Silva Cakës në Ministrinë e Brendshme/ PL: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve

19:06, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka reaguar me tone të forta pas emërimit në detyrë si zëvendësministre e Brendshme e Silva Cakës, ish Deputete e LSI-së. Në një deklaratë publike, ajo e cilëson këtë veprim si braktisje të moralit dhe vlerave të lirisë, duke e konsideruar si zgjedhje personale që flet më shumë se çdo fjalë. Sipas Memellit, personi në fjalë ka tradhtuar jo vetëm idealet politike, por edhe sakrificat familjare për lirinë, duke zgjedhur të bëhet pjesë e asaj që ajo e quan “Shkolla e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.

Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e presidentit te Partisë se Lirisë:

Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.

Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.

As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.

Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.

Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco