Rama cakton ‘Nesti Angonin’, drejtues fushate për Ogerta Manastirliun

Rama cakton ‘Nesti Angonin’, drejtues fushate për Ogerta Manastirliun

11:51, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas vendimit të largimit të turpshëm të Erion Veliajt nga drejtimi i bashkisë duket se Edi Rama do të angazhojë të gjithë bandën e tij të rilindjes për të marrë sërish bashkinë e Tiranës.

Nga burime mësohet se ai ka caktuar për të drejtuar fushatën e Manastirliut në Tiranë, Belinda Ballukun.

Pas eksperiencës së saj në Fier ku u akuzua nga opozita se kishte hedhur para dhe kishte përdorur presionin me bandat  krimit dhe trafikut të drogës që të mblidheshin vota për rilindjen.

Ndërkohë që fuqia e Ballukut edhe në qeverinë e re u la e palëvizur. Akuzat e njëpasnjëshme të opozitës dhe hetimet e SPAK nuk kanë ndikuar që turravrapi i saj të ndalet. 
Ndërkohë që shumë zëra në media dhe politikë e kanë akuzuar se Balluku është njeriu që ka përdorur Rama për t’i bërë 'varrin politik' Erion Veliajt dhe vendosja e saj drejtuese politike në Tiranë i jep fund edhe dyshimeve se kush qëndron pas Nesti Angonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco