Pas gati 2 orësh seancë në GJKKO, lidhur me dosjen korruptive të Bashkisë së Tiranës ‘5D’, deputeti demokrat, Bleind Këlliçi tha pas përfundimit të seancës se ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe kallëzuesit për këtë aferë.
Në deklaratën për media jashtë dyerve të Gjykatës, Këlliçi u shpreh se gjatë seancës është pyetur nga avokatët e të akuzuarve, në mënyrë intimiduese deri në kërkesë llogarie, madje është shkuar deri në interpretime politike.
Tashmë theksoi ligjvënësi demokrat, beteja politike me kryebashkiakun Erion Veliaj është një kapitull i mbyllur, ndërsa betejën e radhës e ka me modelin e tij që është ngritur në çdo institucion shtetëror nga Rama.
Sipas Këlliçit, beteja do të jetë veçanërisht për Ramën, zëvendësen e tij, Belinda Balluku dhe çdo zyrtar tjetër qendror e lokal, i përfshirë në afera korruptive.
Isha si dëshmitar dhe kallëzues për dosjen famoze 5D, jam pyetur nga mbrojtja e drejtorëve, nga gjykata dhe SPAK për rrethanat e ngjarjes. Jam pyetur në mënyrë intimiduese deri kërkesë llogarie , është kaluar në interpretime politike, akuza politike dhe për zgjedhjet 2023, sigurisht avoketërve të mbrojtjes ishte një çështje që s’është në themel në diskutimet e gjyqit. U pyeta edhe për faktin që Redi Molla s’mund të vjedhë më vota, e provon ekzistencën e faktit.
Beteja ime politike me Veliajn, një kapitull i mbyllur. Beteja ime politike vijon me modelin Veliaj në institucionet shqiptare, deri në fund. Me sistemin që garanton karrierë të rreme, për mitin e të pamposhturit, e mabn në këmbë Rama, dhe është kali ynë i betejës. Beteja jonë është me Ramën, Ballukun, dhe çdo titullar tjetër që janë të përfshirë në afera korruptive. Vijon me modelin Veliaj që është instaluar në çdo kapilar të institucioneve të shtetit.
© SYRI.net