Veliaj ndjek live funeralin e tij politik në FB e ‘varrmihësit’

Veliaj ndjek live funeralin e tij politik në FB e ‘varrmihësit’

21:04, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama e burgosi, urdhëroi Këshillin Bashkiak të Tiranës pak javë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste që të nisë procedurat ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt.

Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk e mendoi dy herë dhe nisi menjëherë "punën". 

Një ditë më parë, këshilltarët e bashkisë votuan propozimin për shkarkimin e Veliajt nga detyra ndërsa tashmë fati i tij është në duart e Këshillit të Ministrave që do të mblidhet nesër, përundimi i të cilit dihet.

Edhe pse të gjithë kundër tij, Erion Veliaj duket se është prekur në burg nga sindromi i Stokholmit, dhe në vend që të flasë çfarë di për Ramën, siç thoshte kur ishte jashtë se, “do të marr me vete”, ka vendosur ta ndjekë funeralin e vet politik “live” në faqen e Ramës.

 Një foto e publikuar nga newsboom, duket profili i Veliajt teksa është futur sot në profilin e Kryeministrit Rama për ta ndjekur teksa ishte LIVE me ministrat dhe deputetët socialistë.

Rama tha sot se gjyqi ndaj Veliajt s'dihet sa do zgjasë ndërsa theksoi se nuk duhet humbur kohë dhe qytetarët e Tiranës nuk e meritojnë bashkëjetesën me një bashki kokëkëputur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco