‘1620 euro çmimi mesatar i m2 në Tiranë’/ Xhixho: Burimi i ndërtimit me paratë e krimit dhe bekimin e qeverisë

‘1620 euro çmimi mesatar i m2 në Tiranë’/ Xhixho: Burimi i ndërtimit me paratë e krimit dhe bekimin e qeverisë

19:25, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me lajmin se Shqipëria renditet e dyta në Europë, për rritjen më të lartë të çmimeve të banesave.

‘Kush e ushqen bumin e ndërtimit në vendin me pagat më të ulëta në Europë? Paraja e pistë e krimit dhe korrupsionit! Ndërsa shqiptarët nuk mbyllin dot muajin, kullat ngrihen përditë para syve të tyre’, shkruan Xhixho në Facebook.

Gjithashtu deputetja thekson se ‘bumi i ndërtimit është mekanizmi për pastrimin e parave të krimit e korrupsionit, me bekimin e qeverisë!’

Postimi i plotë:

Shqipëria është e dyta në Europë për rritjen më të lartë të çmimeve të banesave.

📌Sipas raportit të “Deloitte Property Index 2025”, për rritjen e çmimit, ne renditemi të dytët pas Polonisë, një vend ku qeveria subvencionon strehimin. 

Çmimi mesatar i një metri katror në Shqipëri është 1620 euro

Rritje 16.6% në krahasim me vitin 2024

📌Shqipëria lë pas vende me të ardhura të larta si:

Izraeli                                +12.7%

Hungaria                          +11.9%

Kroacia dhe Rumania    +11.5%

Italia                                 +11.2%

Greqia                              +10.2%

📌Kush e ushqen bumin e ndërtimit në vendin me pagat më të ulëta në Europë? Paraja e pistë e krimit dhe korrupsionit! Ndërsa shqiptarët nuk mbyllin dot muajin, kullat ngrihen përditë para syve të tyre.

Nëse një çifti të rinjsh i duhen 70 vjet për të blerë një apartament, stoku i apartamenteve bosh në Tiranë i ka kaluar 56 mijë.  

Bumi i ndërtimit është mekanizmi për pastrimin e parave të krimit e korrupsionit, me bekimin e qeverisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco