Në intervistën e dhënë për SYRI.net, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i arrestuar politik, ka analizuar dhe qeverinë e Edi Ramës. Sipas tij, Rama është një kryeministër me 17 Diella.
Sipas Metës, pika e fortë e Edi Ramës është shpopullimi i vendit që ka bërë ai gjatë qeverisjes së tij 12 vjeçare.
Pjesa e dytë e intervistës së presidentit të PL, Ilir Meta:
Po për nisjen e legjislaturës së re dhe miratimin e Qeverisë ‘Rama 4’ çdo të thoni?
Për Qeverinë mund të them se ka një Kryeministër dhe 17 Diella ku më e pafajshmja është ajo që u ‘kurdis’ në Kuvend.
Të gjithë të quajturit ministra janë vetëm zbatues urdhrash dhe kandidatë për bedelë në të ardhmen.
Është e qartë se integrimi europian nuk është prioritet i Ramës por slogan i tij për të fshehur prioritetin e tij të vetëm, eliminimin e pluralizmit dhe përjetësimin e pushtetit të tij absolut.
Prandaj eliminoi Komisionin e Integrimit Europian. Prandaj e provokoi opozitën për t’i hequr mundësinë e fjalës ndaj një Qeverie që program ka vetëm shpopullimin e vendit dhe kthimin e tij në lavatriçe të pastrimit të parave.
Shikon kronikat se ç’ndodh sot në fushat e Shqipërisë. Prodhimet bujqësore kanë mbetur pa u shitur sepse eksportet shqiptare kanë humbur besueshmërinë dhe refuzohen gjithnjë e më shumë.
Favorizimi i importeve dhe rritja e kostove të prodhimit kanë sjellë një dështim fatal për mijëra familje që po i kthejnë sytë përsëri nga emigracioni, meqenëse kjo Qeveri kurrë nuk i ktheu sytë qëllimisht nga bujqësia, fshati dhe prodhimi vendas.
Pika më e fortë e Edi Ramës është shpopullimi i vendit sepse i krijon mundësi të forcojë kontrollin ndaj popullsisë së mbetur si përmes fryrjes skandaloze të administratës publike vetëm për vota, por edhe përmes kontrollit polices e formave intimiduese.
Pika më e dobët e tij janë dështimet skandaloze në çdo drejtim dhe mosmbajtja e asnjë premtimi. Ndaj edhe ka tmerr nga fjala e opozitës dhe nga liria e medias.
Opozita duhet të jetë më krijuese për të shtuar format e komunikimit me qytetarët.
Të mos harrojmë se provokimet e Ramës në Kuvend synojnë që opozita të largohet nga Kuvendi sin ë të kaluarën, gjë që kurrë nuk duhet të ndodhë.
Po për reformat e Ramës për të ulur numrin e deputetëve në 101, apo reformën e re administrative-territoriale, çdo të thonit?
Ju lutem më thoni një reformë të suksesshme apo serioze të Ramës?
Do më përmendni shëndetësinë falas?
Apo Arsimin ku cilësia e tij është preokupimi i fundit pasi shqetësimi kryesor është siguria e jetës së fëmijëve?
E ndriti me reformën e mbetjeve ku pasi ka vjedhur mbi 500 milion dollar, kërkon të shpikë një reformë tjetër?
Apo e mbajti premtimin për 24 orë ujë të pijshëm brenda mandatit të parë?
Unë këtu te 313 në mes të Tiranës 4 orë ujë në ditë kam. Shumica e banorëve të kryeqytetit kanë edhe më pak besoj.
Po për dështimin e reformës administrative e territoriale që e bëri siç deshi vet kush ia ka fajin?
Si shpjegohet që numri i njësive vendore nga 400 shkoi në 61 e po kështu numrmi i popullsissë ka rënë në 1 milion banorë dhe sot kemi disa dhjetëra mijëra të punësuar më shumë se në njësitë vendore në raport me 12 vite më parë.
Ndaj Edi Rama në mendjen e tij të sëmurë për pushtet absolut nuk mund të ketë asnjë reformë në interest ë shqiptarëve, por vetëm manovra mashtruese për të përqëndruar çdo grimcë pushteti, që se ka për momentin në dorën e tij.
E dëgjuat besoj deklarimin e tij për likuidimin e Prefektuarave.
Në fakt ai ka likuiduar ‘de facto’ edhe kryetarët e bashkive duke u marrë edhe publikisht kompetencat e tyre në dhunim të autonomisë vendore.
© SYRI.net