SYRI TV/ Parlamenti miraton komisionet parlamentare, 7 komisione udhëhiqen nga mazhoranca

16:11, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Në seancën e kësaj të mërkure është miratuar lista me emrat e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve në komisionet parlamentare. Lista me emrat për 11 komisione të përhershme u miratua me 94 vota pro 1 abstenim dhe një kundër. Gjashtë komisione parlamentare do të udhëhiqen nga mazhoranca, ndërsa opozitës i janë lënë  në udhëheqje vetëm 4 komisione parlamentare.

Kështu komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të udhëhiqet nga Partia Socialiste e kryesuar nga Milva Ekonomi ndërsa si nënkryetar do të jenë Erion Braçe, nga rradhët e opozitës si nënkryetar do të jetë Enno Bozdo.

Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do ta udhëheq ish ministri i drejtësisë Ulsi Manja, dhe nënkryetar do të jenë Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashki nga Partia Demokratike.

Edhe Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen do ta udhëheq mazhoranca socialiste ku kryesues i këtij komisioni do të jetë Bledar Çuçi dhe nënkryetare është Olta Xhaçka, ndërsa opozita do të përfaqësohet me deputetin Klevis Balliu që do të jetë nënkryetar në këtë komision.

Komisioni për për Edukimin, Shkencën dhe Sportet do të drejtohet nga opozita ku Kryetar i këtij komisioni do të jetë Deputeti dhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi,  ndërsa nënkryetaret do të jenë nga mazhoranca që do të përfaqësohet nga Evis Kushi.

Ndërkohë komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale do ta udhëheqë opozita ku në krye të këtij komisioni do të jetë deputeti demokrat Bardh Spahia, ndërsa nënkryetari që do të përfaqësojë mazhorancën është Deputeti Eduard Shalsi.

Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm do ta drejtohet nga mazhoranca e përfaqësuar nga Anila Denaj kryetare dhe Ceno Klosi nënkryetar. Ndërsa si nënkryetar i opozitës do të jetë deputeti Blendi Himçi.

Ndërsa Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do ta udhëheq opozita në krye të të cilit do të jetë Jorida Tabaku, kurse mazhoranca do të ketë si nënkryetare Iris Luarasin.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural udhëhiqet nga socialistët që përfaqësohen me Blendi Klosin si kryetar dhe Fadil Nasufin si nëkryetar. Nga radhët e opozitës nënkryetari i këtij komisioni do të jetë Xhelal Mziu.

Komisioni për Kulturë Turizimin dhe Diasporën do të do të drejtohet nga opozita dhe do të udhëhiqet nga deputetja Ina Zhupa. Ndërkohë që si nënkryetar do të jetë deputeti i mazhorancës, ErionMalaj.

Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga ish ministri i jashtëm Igli Hasani, ndërsa si nënkryetare do të jetë ish-ministrja e memeve Bora Muzhaqi. Në këtë komision opozita nëkryetare nga opozita do të jetë deputetja Albana Vokshi.

Edhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale do ta udhëheqë mazhoranca ku kryetarin e këtij komisioni do të jetë Fatmir Xhafaj dhe nënkryetar Ermal Elezi. Ndërkohë nga radhët e opozitës do të jetë Ivi Kaso që do të ketë rolin e nënkryetarit të komisionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco