'Gërdeci'/ Ish ministri i Mbrojtjes ‘përplaset’ me prokurorin në gjyq, Mediu: Procedim i qëllimtë nga SPAK, roli im ka qenë civil

'Gërdeci'/ Ish ministri i Mbrojtjes ‘përplaset’ me prokurorin në gjyq, Mediu: Procedim i qëllimtë nga SPAK, roli im ka qenë civil

14:43, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njëkohësisht, kreu i Partisë Republikane është paraqitur në GJKKO, në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij për çështjen e Gërdecit.

Në seancën e cila ka nisur mesditën e kësaj të mërkure, së bashku me avokatin e tij, Mediu paraqiti kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertizat tekniko-ushtarake, ku ka deklaruar se seacnë se ekspertët e thirrur nga SPAK, ishin në nivel të ulët ushtarak, madje ka shtuar ai, ata janë kundërshtuar nga ushtarakë të tjerë të lartë.

Sipas Mediut, ministri nuk merret me çështje ushtarake, pasi përgjegjësinë për këto çështje i ka shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe stafi ushtarak, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me prokurorin e SPAK, duke e cilësuar procedimin ndaj tij, si të qëllimtë.

‘Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarak të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspert. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga prokuroria e kohës për ministrin e mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit  të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil’, ka deklaruar ish-ministri Fatmir Mediu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco