Berisha: 14 klane të lidhura me Edi Ramën, bashkëpunojnë me organizatën terroriste të Diego Benitez. Pyeteni pak, pse nuk shkoi në Nju Jork

12:06, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e qeverisë Edi Rama, për lidhje të tij me 14 klane mafioze.

Duke folur me emra lidhur me klanet dhe bashkëpunimin e tyre me një nga organizatat terroriste të Amerikës Latine, Diego Benitez.

Berisha në deklaratën e tij për media pas mbylljes së seancës parlamentare të së mërkurës, la të kuptohej se ishte kjo arsyeja e mungesës së Ramës në Nju Jor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

U garantoj se opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit...

...Ambrozia, ka dy taktika. Është qëndrimi i bojkotit dhe mund të përdoret, por ajo kërkon të përgatisësh lëvizje guerile, etj, etj, që ne nuk jemi. Nuk jemi parti e lëvizjeve guerile, jemi parti e vlerave konservatore.

Kjo është arsyeja pse ne nuk bojkotojmë, pse ne marrim pjesë në zgjedhje.

Pavarësisht se ato janë farsë, ne i denoncojmë dhe ne do bëjmë gjithçka për të përmbysur shkakun madhor të farsës, që është Edi Rama...

...Sapo të ketë datën e protestës, PD do e komunikojë.

Por atë që e kam thënë, e them dhe e mbroj. Narko-diktaturat nuk ikin me votë. Kjo është shumë e faktuar,.

Regjimet autoritare nuk ikin me votë.

Unë e kuptoj që avoketërit e Edi Ramës brenda e jashtë vendit përgjërohen se nuk është një regjim autoritar.

Unë u them atyre se cili është tipari kryesor i regjimeve autoritare? Nuk është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë?

Na thoni pak, cila është fuqia e drogës, kur vetëm një klan, në një vit disponon 28 tonelata.

Kur vetëm me një organizatë terroriste, se tani e dini ju, kartelet e drogës në Amerikë Latine janë shpallur nga presidenti Trump si organizata terroriste.

Kur vetëm me organizatën terroriste të Diego Benitez bashkëpunojnë 14 klane shqiptare të lidhura me Edi Ramën.

Ju e kuptoni vetë.

Pyeteni Edi Ramën, pse nuk shkoi në Nju Jork?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco