'Arsimi, shëndetësia mund të mbeten pa diskutim', Baçi: Ultimatumi i Ramës shkel rregulloren dhe demokracinë

11:33, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Luan Baçi, gjatë fjalës së tij tha se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë seancën pa të drejtë, duke iu referuar një ultimatum të kryeministrit, dhe se kjo shkel rregulloren dhe demokracinë parlamentare.

Ai kritikoi mënyrën si është mbajtur seanca, duke theksuar se opozita nuk ka pasur mundësinë e plotë për të shprehur qëndrimet e saj dhe për të diskutuar procesverbalin e seancës së kaluar.

Baçi paralajmëroi se qytetarët dhe deputetët kanë të drejtë të ndjekin dhe të diskutojnë çështjet kryesore të vendit, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe energjinë, dhe kërkoi respektimin e të drejtave parlamentare për të gjithë.

Luan Baçi:

"Zoti Peleshi, edhe në seancën e kaluar në fakt e mbajtët butonin shtypur me minuta të tëra dhe bëntë sikur nuk nuk më patë, në këtë seancë vepruat po ashtu.

Mos mendoni se me mendjefregizmin tuaj mund të më vononi përpara duke qenë në atë karrigen atje lart.

Sinqerisht sot do ju drejtohesha si kryetar Kuvendi, por nuk do e bëj. Për herë të parë ju si kryetar keni ndërprerë seancën thjesht me një ultimatum të Ramës, duke iu drejtuar opozitës dhe duke thënë se “epo nuk u sollët mirë, do të ndërpres seancën.”

Nuk mund të quheni kryetar i Kuvendit. E dyta, zoti Balla thotë se kush ka folur në seancën e parë ka të drejtë të flasë edhe në procesverbal. Por kush ka folur në seancën e parë? A do të lejojmë që të flasim të gjithë, pra si rezultat i kësaj ne kemi të drejtë të gjithëve të flasim për atë procesverbal.

Sot do përqendrohem në një pikë kryesore, do dal tek procedura dhe zoti Peleshi, mos më shikoni ashtu sikur do të më ndërpresni seancën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco