Xhixho: Të hiqet fjala e Diellës nga proces verbale, seanca e kaluar tallje me shqiptarët

11:23, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erisa Xhixho, deputet e Partisë së Lirisë në Kuvendin e Shqipërisë tha se seanca e kaluar ishte një tallje me shqiptarët. Ajo kërkoi që të hiqet fjale e Diellës nga proces - verbali.

Erisa Xhixho: Është për të ardhur keq ne fakt që kuvendi nisi që në seancën e parë me shkeljen e  rregullores dhe vazhdoi me një seancë turpi, seancën e kaluar, që në fakt është dhe duhet të ishte seanca edhe më e rëndësishme se miratimi i buxhetit të shtetit. Shoh procesverbalin dhe kërkoj bazën ligjore të Diellës. Me çfarë statusi ndodhesha Diella seancën e kaluar. Kush është baza ligjore që ajo është ministre. Me çfarë statusi ju zbardhni fjalën e Diellës në proces - verbal në mënyrë të turpshme. Ishte një seancë për tu tallur me shqiptarët ku kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment të fjalës së tij. Por u ndërpre një ministër antikushtetues antiligjor siç është Diella. Zoti kryetar në qoftë se nuk e dini se çfarë karakteristikash dhe çfarë kushtesh do të duhet të plotësoje një ministër. Hiqeni fjalën e Diellës nga proces – verbali...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco