Hoti kërkon përsëritje të seancës dhe kthimin e fjalës për opozitën: Mazhoranca përdhos çdo ditë dinjitetin e Parlamentit!

11:05, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare të mbajtur sot, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, u shpreh se situata në konviktet e studentëve është kthyer në një skandal të vërtetë dhe pasqyrë e qartë e dështimit të qeverisë. Ajo denoncoi kushtet çnjerëzore ku jetojnë të rinjtë shqiptarë, ndërkohë që mazhoranca flet për “ministra virtualë” dhe propagandë boshe.

Hoti akuzoi kryetarin e Kuvendit për shkelje të rregullores dhe Kushtetutës, duke theksuar se në seancën e kaluar iu mohua opozitës e drejta për t’u drejtuar qytetarëve. Ajo kërkoi përsëritjen e seancës, rikthimin e të drejtave procedurale të deputetëve dhe dinjitetit të Kuvendit, që sipas saj po përdhoset çdo ditë nga mënyra se si mazhoranca e administron pushtetin.

Deklarata:

Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi parë shfaqje turpi të studentëve në konvikte, të cilët, për një dhomë, i shohim si pamjet në Palestinë, ndërkohë që ju flisni për ministra virtualë. Shohim të rinj shqiptarë që largohen nga mjerimi dhe skamja ku ju e keni çuar këtë vend. Ndaj, në seancën e kaluar na mohuat të drejtën për t’u drejtuar qytetarëve shqiptarë; kjo është shkelje e rregullores, Kushtetutës dhe vetë misionit të këtij Parlamenti.

Duke marrë parasysh se si ju e keni marrë dhe e mbani pushtetin, askush nga ne nuk ka dyshim se si ju e drejtoni Kuvendin.
Ndaj, kërkesa jonë është të përsëritet seanca, t’u kthehen deputetëve të drejtat procedurale që janë mohuar dhe t’i kthehet dinjiteti që ju po e përdhosni çdo ditë Parlamentit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco