'Demokracia nuk dominohet nga shumica', Alizoti: Kuvendi nuk mund të bëhet oborri i kryeministrit

10:57, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit theksoi se moralisht kryetari i Kuvendit nuk po respekton rregullat demokratike dhe nuk lejon opozitën të shprehë qëndrimet e saj.

Ai paralajmëroi se ndërprerja e seancës është precedent i rrezikshëm në historinë 30-vjeçare të Parlamentit shqiptar dhe nënvizoi se Kuvendi nuk mund të bëhet oborri i kryeministrit, pasi i takon të gjithë shqiptarëve.

Alizoti kërkoi rikthimin e seancës së ndërprerë dhe theksoi rëndësinë që shumica të mos dominojë debatet parlamentare, por të respektohet e drejta dhe zëri i opozitës, duke garantuar transparencë dhe mundësinë që qytetarët të ndjekin diskutime të hapura mbi programin qeverisës.

Ai gjithashtu vuri theksin tek roli i pakicës në demokraci dhe kërkoi që Kuvendi të funksionojë sipas rregullave të barazisë dhe drejtësisë parlamentare.

Tomorr Alizoti:

"Ligjërisht mund të jeni kryetar i Kuvendit, ama moralisht jo. Morali është një element që qëndron gjatë dhe është njerëzor e Parlamenti nuk mund të jetë oborri i kryeministrit, Kuvendi i përket shqiptarëve.

Shikoj në tendencë nga të gjithë ju që kur flet shumica, ju tentoni që të gjeni arsye të vazhdojnë ata.

Kërkoj në procesverbalin tuaj rikthimin e seancës, precedent politik dhe në drejtësi është akt i rrezikshëm.

Është hera e parë në këto 30 vite që ndërpritet seanca e këtij mandati kur njerëzit të mos diskutojnë, opozita ka fjalën dhe ju lutem, lërini njerëzit të diskutojnë.

Ju keni kartën e BE, demokracia e një vendi mbarë sa hapësira ka pakica.

Do ju lutesha edhe një herë, të rikthehet seanca e parë dhe bie dakord me parafolësit që ju të diskutoni, të ilustroni njerëzit për programin tuaj që do e çoni Shqipërinë, jo në BE, por që ta çoni edhe në kozmos.

Do ju lutesha edhe një herë, bëhuni kryetar i Kuvendit dhe në demokraci nuk dominon shumica, por e drejta.

Faleminderit!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco