Xhaferri ironizon Ramën: Me procesverbal drejton Shqipërinë, fton të huajt për investime, të rinjtë ikin

10:40, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Besart Xhaferri në nisje të fjalës së tij në seancën plenare ka kërkuar një minutë heshtje për ish-demokratin, Abdi Baleta, një kërkesë që nuk kaloi pa incident mes kreut të Kuvendit dhe socialistëve në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Xhaferri nuk kurseu ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po e drejton Shqipërinë me procesverbal, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes as edhe thirrjen e kreut të qeverisë për investitorët e huaj për të blerë prona në Shqipëri, teksa tha se çiftet e reja në pamundësi për të blerë banesë, zgjedhin të ikin jashtë vendit për një jetë më të mirë .

‘I fton për të jetuar apo për të spekuluar, nëse i fton pë spitale më të mira, mjekët therin njëri tjetrin, nëse  i fton për shkolla më të mira, Pisa na kanë nxjerrë të fundit. U drejtohem çifteve të reja, një çati mbi kokë kur do ta bleni, se Rama 5 mijë euro m2 po i shet. Edi Rama me procesverbal po e drejton Shqipërinë. Veç votave që morët nga bandat mor merrni lekët nga bandat...’, u shpreh Xhaferri në fjalën e tij pë rprocedurë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco