Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me tensione, ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kritikuar Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mënyrën e administrimit të punimeve parlamentare.
Në fjalën e tij, Noka e akuzoi Peleshi për njëanshmëri dhe për sjellje militante në drejtimin e seancave.
Noka paralajmëroi Peleshin, duke i thëne: “Do të ikni edhe ju me turp si të tjerët. Ndaj, mos bëj suflerin!”
Flamur Noka: Në dy seancat e kaluara ju keni spikatur si një militant i zellshëm dhe si një ushtar. Nuk mund të jeni ju sufler, jeni aty për të administruar seancën. Do ikni edhe ju me turp si të tjerët, ndaj mos bëj suflerin. Lërini deputetë të flasim
Ju duhet të kërkoni ndjesë opozitës dhe qytetarëve sepse ditën kur qytetarët prisnin që ju të jepni një shenjë për të respektuar demokracinë ju dhatë një shembull që me arrogancën tuaj nuk pyesni as për opozitën dhe as për demokracinë.
Ju lejuat që parlamenti të përdhoset nga Kryeministri. Treguat që jemi në një Republikë kryeministrore.
© SYRI.net