VIDEO – Kishte formën e kastravecit/ Korreshi me një dhuratë për ‘Diellën’ e Ramës

10:20, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje Saimir Korreshi ka sjellë me vete gjatë mbërritjes në seancën e sotme të kuvendit edhe një dhuratë për ministren me inteligjence artificiale të Ramës, Diella.

Ai e kishte mbështjellë si kuti dhuratash dhe e hapi para gazetarëve. Edhe pse kishte formën e një kastraveci, deputeti demokrat tha se ky aset është një bllok baterish rezervë për Diellën që kur të mos ketë drita ta përdorë.

Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve edhe një hard disk kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco