Sot votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare! Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve të miratojë emrat e opozitës

Sot votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare! Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve të miratojë emrat e opozitës

08:06, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë të mërkurë, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për seancën e radhës parlamentare.

Në rendin e ditës është parashikuar caktimi i përbërjes së komisioneve të përhershme parlamentare.

Komisionet e përhershme parlamentare janë 11, 7 prej të cilëve drejtohen nga mazhoranca dhe 4 pritet t’i marrë opozita.

PD ka dërguar dje listën me emra të anëtarëve për komisionet parlamentare.

Dhe Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të thërrasë në orën 08:30 mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, ku do miratohen emrat e opozitës para seances plenare kur është parashikuar në rend votimi i përbërjes së komisioneve parlamentare.

11 Komisionet Parlamentare dhe drejtimi i tyre:

Komisioni për Ekonominë Punësimet dhe Financat - Mazhoranca

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Mazhoranca

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen - Mazhoranca

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet - Opozita

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale - Opozita

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Mjedisin - Mazhoranca

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Opozita

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Mazhoranca

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Opozita

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme - Mazhoranca

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Mazhoranca.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco