Bregu: Sot mori fund profili politik i Veliajt! E projektoi veten si pasues i Ramës para kohe...

21:57, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në ‘A Krasta Show’, në Syri TV, analisti dhe pedagogu Zylyftar Bregu, ka komentuar zhvillimet në Këshillin Bashkiak të Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Ai theksoi se momenti i sotëm shënoi fundin e profilit politik të Veliajt, të cilin e akuzon për "grykësi dhe nxitim" në ambicien për t’u bërë pasues i Edi Ramës.

Sipas tij, Veliaj gaboi rëndë duke u vetëprojektuar si lider i ardhshëm në një moment kur ‘1-shi’, Edi Rama, ishte ende në kulmin e fuqisë së tij.

Zylyftar Bregu: Sikur të kishim mundësi ta ndanim ekranin në dysh që të transmetonim në gjysmën e ekranit protestën që punonjësit e bashkisë bënë para SPAK-ut kur Veliaj u arrestuar dhe gjysmën e ekranit të tregonin fjalimet e tyre sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të ilustronin më së miri atë që ju thatë. Por, përtej emocioneve që ka shkaktuar shkarkimi i kryetarit të bashkisë mendoj që sot ka marrë fund profili politik i një njeriu për shkak të grykësisë dhe nxitimit të tij.

Them për shkak të nxitimit, që për të zënë vendin e 1-shit. Erion Veliaj e kishte projektuar veten si një kryetar, si një pasues i Edi Ramës dhe besoj që e kishte projektuar veten kur zoti Rama nuk i kishte mbushur të 60-tat. Ishte një kohë e papërshtatshme për të projektuar veten si pasues i 1-shit, kur 1-shi është akoma në kulmin e jetës së tij.

Sipas teorive, gjërat konvertohen, nuk është se asgjësohen. Kështu që, sidomos në politikë. Praktika, metodologjia dhe sjellja është e njëjtë pavarësisht emrit, sistemit politik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco