Kryeministri Edi Rama, pranoi se avancimi në procesin e integrimit në BE, nuk ka ndodhur për shkak te qeverisjes së tij, por si pasojë e vendimeve gjeopolitike, që ka sjellë lufta në Ukrainë. Gjatë një konference të mbajtur në Vjenë, kryeministri u shpreh se çelja me shpejtësi e kapitujve të negociatave, është falë agresionit rus ndaj Ukrainës.
Syri TV
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se çelja e kapitujve të negociatave, për anëtarësimin në BE, me ritëm të shpejtë nuk është për meritë të tij e qeverisë së tij, por për shkak të gjeopolitikës dhe zhvillime që solli lufta në Ukrainë. Deklaratat kryeministri, i bëri gjatë një konferencë në Vjenë, ku pranoi se avancimi në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ndodh për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Kryeministri foli edhe për ngecjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, duke e gjetur fajin të qeveria e Albin Kurtit.
I pyetur për ministren e inteligjencës artificiale, Diellën, Rama deklaroi se ajo do ofrojë shërbime asistence për qytetarët.
© SYRI.net