I ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, njëkohësisht drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, ka folur në lidhje me planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të arritur paqen mes Izraelit dhe Palestinës.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Peka u shpreh se, Trump kërkon që të çojë në Gaza, trupa ushtarake të vendeve myslimane.
‘Do të zhvillohet një samit, ku do të marrin pjesë, Turqia, Pakistani, Arabia Saudite, Jordania, Indonezia, Egjipti, ku presidenti Trump do parashtrojë projektin e krizës për zgjidhjen e krizës jo vetëm në Gaza, por të raporteve mes Palestinës dhe Izraelit.
Ideja e Trump është që në Gaza të dislokohen trupa ushtarake nga vendet myslimane, të cilat do të bëjnë ndalimin e akteve të terrorit, lirimin e pengjeve dhe largimin e Hamasit si faktor politik dhe ushtarak.
Gjatë gjithë këtyre kohëve kanë vazhduar negociatat me qeverinë e Izraelit dhe herë pas here, sapo është dukur që po afrohen palët, ose Izraeli ose Hamasi kanë prishur skemën.
Në kohën e presidentit Biden, disa herë presidenca Amerikane ka nxituar të shpallë dakordësinë me pika të caktuara, përpara se të vinte koha, në mënyrë që ta vendoste Izraelin para faktit të kryer, por prap ka pasur probleme’. - tha Avenir Peka në SYRI TV.
© SYRI.net