Gjokutaj: Opozita shkarkoi një të korruptuar për të vendosur një tjetër të korruptuar! Gjithçka është e orkestruar nga Rama

18:36, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Genci Gjokutaj, në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV, e cilësoi procesin e shkarkimit të Erion Veliajt një farsë të dirigjuar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas Gjokutajt, një i korruptuar do të zëvendësohet me një tjetër të korruptuar, ashtu siç ndodh edhe në qeverisje.

Genci Gjokutaj: Opozita ka shkarkuar një të korruptuar për të vënë një të korruptuar tjetër. Siç bëri edhe në qeveri, sepse është i njëjti dirigjent i kësaj orkestre, kryeministri. Dhe jo më kot ai i thirri këshilltarët në Parti që bënte një fakt të kryer. Sigurisht, mosthirrja e Erion Velisë në Këshillin Bashkiak, etj-etj, del në plan të dytë në kuptimin që...në momentin që e kanë shitur këta të tijët. Sot po ti shikoje, vraponin këta që ta shkarkonin, këta që i vinte Erion Veliaj, ngriheshin sikur ishin të telekomanduar. Pra, deri në një legenosje të tillë.

Prania e medias në mbledhjen e këshillit bashkiak, është bërë për herë të parë sepse ka dashur ai, i madhi, i gjati. Ka dashur ai që të shohin njerëzit që: ‘Shih çfarë bëhet këtu, bëhet drejtësi’. Kështu bënte edhe Enver Hoxhaj me grupet armiqësore.

Veliaj do të mendohet gjatë sonte, sepse VKM e ka të sikurtë. Pas VKM, do të ketë tentativa të fuqishme nga ana e Ramës që ai të mos shkojë në Kushtetuese. Do ti premtojë ndonjë gjë tjetër, do ta hajë Erioni këtë apo jo, këtë nuk e dimë.

Mund ti bëjë një propozim të tipit që: Ne të nxjerrim nga burgi dhe ti mos e ço në Kushtetuese. Unë dua të them edhe një gjë tjetër. Erion Veliaj nga njëra anë krijon imazhin e një personi që do të bëjë betejë, dhe nga ana tjetër e dëgjuat përgjigjen e tij?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco