Iriqi:-Si ndihesh tani që u bëre ministre?
Diella:-Shtyp 1 në se do…
Iriqi:-Pse do shtyp?
Diella:-Shtyp 1 në se je patronazhist. Shtyp 2 në se je oligark. Shtyp 3 në se je socialist.
Iriqi:-Po në se je opozitar?
Diella:-Shtyp 0.
Iriqi:-Do merresh me gjithë tenderat e qeverisë tha Rama. E vërtetë?
Diella:-Shtyp…
Iriqi:-Boll shtyp këtë e atë.
Diella:-Dëgjo muzikë atëhere.
Iriqi:-Po ti je ministre, duhet të japësh një përgjigje.
Diella:-(Muzikë, jeni në pritje se ministrja po flet me dikë në telefon)
Iriqi:-Pyetja e fundit:-Si do të të drejtohemi, zonja apo shoqja ministre?
Diella:-Shtyp 0.(Muzikë)
© SYRI.net