Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ish-deputeti i PS, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm 2 muaj pas emërimit në krye të institucionit më të madh spitalor në vend.
Burime për medin bëjnë me dije se në vend të Spahos është emëruar Anxhela Paparizo.Aktualisht nuk dihen ende arsyet zyrtare të dorëheqjes së Spahos, i cili mori detyrën në muajin korrik të këtij viti.
Emërimi i Anxhela Paparizos është zgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë.
CV e Angela PAPARIZO
Vlerësuar me çmimin Elitë e Gruas Shqiptare në Botë për integritetin e saj profesional, Anxhela ka kryer studimet për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia si dhe Programin e Lidershipit Ekzekutiv në Shkollën e Biznesit Ivey në Kanada.
Me një Master në Histori dhe Diplomë Universitare në Gazetari, ka mbajtur disa pozicione Drejtuese në Bashkine e Tiranës, Shqipëri dhe aktualisht udhëheq departamentin e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada, ku emigroi në vitin 2008.
© SYRI.net