Kërkesat e PD në GJK/ Shfuqizim i dekretit të Begajt për ‘Diellën’ dhe shfuqizim i ndryshimeve të rregullores së Kuvendit

Kërkesat e PD në GJK/ Shfuqizim i dekretit të Begajt për ‘Diellën’ dhe shfuqizim i ndryshimeve të rregullores së Kuvendit

14:33, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD janë marrë edhe vendimet për të dorëzuar në Gjykatën Kushtetyuese paditë për dekretin e Presidentit të Republikës për Ministren me AI, "Diella" dhe për ndryshimet e njëanëshme në Rregulloren e Kuvendit.

Grupi Parlamentar dorëzon dy padi: të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dhe të shfuqizohet dekreti “Diella”.

LEXO EDHE: Dokumenti - Padia e PD në Gjykatën Kushtetuese: Të shfuqizohen dekreti i Begajt për Diellën

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.

Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco