Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD, caktohen emrat për Komisionet Parlamentare

13:13, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Sot është zhvilluar mbledhja e Grupit parlamentar të PD.

Janë diskutuar emrat që kjo forcë politike do të dërgojë në Komisionet Parlamentare që i kanë mbetur opozitës. Gjithashtu është diskutuar edhe për emrat për nënkryetarët e grupeve të tjera që janë të caktuara për mazhorancën por që posti i nënkryetarit i takon Partisë Demokratike, si dhe për anëtarët e secilit Komision.

Burimet nga mbledhja kanë bërë të ditur se është diskutuar edhe për mënyrën se si do të sillet opozita gjatë votimit për shkarkimin e kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja e Syri tv Marsi Cerma tha se gjatë kësaj mbledhje janë përcaktuar edhe temat e diskutimeve që do të mbahen nesër gjatë seancës parlamentare të Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco