‘Ndër më të mëdhenjtë e kombit...’/ Mesazhi i ndjerë i Berishës për ikonën e kinematografisë, Enver Petrovci

‘Ndër më të mëdhenjtë e kombit...’/ Mesazhi i ndjerë i Berishës për ikonën e kinematografisë, Enver Petrovci

09:57, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit të shquar Enver Petrovci, duke e cilësuar një humbje të madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, kryedemokrati Berisha e përshkruan Petrovcin, një kolos të skenës dhe kinematografisë shqiptare, i cili me krijimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit brenda dhe jashtë vendit.

Reagimi

Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci.

Të dashur miq, arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi. Enver Petrovci, një kolos i skenës, regjisë së teatrit dhe filmit kombëtar por edhe ndërkombëtar, mbylli sytë përgjithmonë.

Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit, Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve, lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Enver Petrovci të gjejë paqen e merituar. Amin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco