Shkarkimi i Veliajt/ Abilekaj: Pavarësisht vendimit të Kushtetuese, Rama nuk do të ndalet në projektin e tij

20:00, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Enton Abilekaj, në një intervistë dhënë për Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar luftën e ftohtë mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe shkarkimin e pritshëm të kryebashkiakut në mbledhjen e nesërme të Këshilli Bashkiak.

Abilekaj u shpreh në bisedë me moderatoren Armela Ferko, se duhet bërë një ligj që të zgjidhë këto situata, për shkarkimin e zyrtarëve në pozita administrative.

Mënyra se si duhet të shkarkohet Veliaj, duhet të parashikohet me ligj, sidomos në raste të tilla. Dikush që është në pozita administruese nuk mund të jetë në burg dhe të administrojë një institucion. Kjo kërkon një ligj, e jo të zgjidhet në mënyrë të paligjshme një rast si ai i Veliajt, meqë është Rama që do patjetër ta heq qafe,’ tha Abilekaj.

Gazetari theksoi se urgjenca nuk është shkarkimi i Veliajt, pasi Edi Rama tashmë e ka marrë Bashkinë e Tiranës, por krijimi i një ligji që parashikon procedurat për raste të tilla që mund të përsëriten.

‘Pra urgjenca këtu është bërja e një ligji për të parashikuar raste të tilla që mund të përsëriten, nuk është urgjenca për të shkarkuar Veliajn, sepse Rama bashkinë e Tiranës e ka marrë,’ shtoi gazetari.

Abilekaj kujtoi raste të tjera kur, pavarësisht vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, axhenda e Kryeministrit Rama ka ecur përpara.

‘Procedura që do ndiqet është e thjeshtë. Këshilli Bashkiak do të marrë vendimin, do ja çojë Kryeministrit. Kryeministri do bëjë menjëherë shkarkimin, e do ja çojë Presidentit e do ja çojë KQZ-së. KQZ do ta kthejë tek Presidenti dhe Presidenti do shpallë datën dhe do të kemi zgjedhje të pjesshme lokale, duke llogaritur afatin 45 ditor për të gjitha bashkitë që nuk kanë kryetar,’ tha gazetari Enton Abilekaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco