VIDEO/ Kalaja: Veliaj ka rënë! Rama i trembet të vërtetës, këshilltarët janë vegla pa integritet...

18:29, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka deklaruar se Erion Veliaj është ‘i humbur’ si figurë politike dhe ligjore, ndërsa akuzoi Edi Ramën se po kontrollon procesin e shkarkimit të tij përmes urdhrave politikë dhe frikës së hapur nga dëshmia që mund të japë Veliaj. E ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV, Kalaja tha se prokuroria ka ngritur vetëm një pjesë të vogël të akuzave që meritojnë të hetohen ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Adriana Kalaja: Çfarëdo akuze mund të ketë mbi kurriz Erion Veliaj dhe ne të gjithë këtu e mendojmë që akuzat që ka ngritur prokuroria janë shumë pak në raport me çfarë ka bërë Erion Veliaj. Por, nga ana tjetër brenda kuadrit ligjor, ai ka disa të drejta. Të drejta qoftë nga ana proceduariale-administrative, qoftë dhe kushtetuese, sepse nuk është pak...ka postin e kryetarit të bashkisë më të madhe në vend.

Bashkia e Tiranës është baraz me gjysmën e Shqipërisë. Ndërkohë që në krahun e pozitës, shikon një frikë, ka një urdhër të dhënë nga lart, qoftë për shkarkim sepse ai u bë publik...E ka bërë fakt të kryer Edi Rama, i thirri edhe këshilltarët tek selia e SP dhe nga ana tjetër, përpos kësaj ka edhe një frikë jo vetëm nga Edi Rama...

Edi Rama ka dhënë urdhrin e shkarkimit, por edhe urdhrin për të mos qenë prezent për të dëgjuar, sepse Rama ka frikë se gjatë asaj dëshmie çdo gjë mund të ndodhë. Nuk e ka nën kontroll deri në momentin që flasim. Unë më shumë e shoh tek ata njerëz që janë pa moral, pa integritet, sepse politikisht nuk mund të flitet...është thuajse një këshill bashkiak që është aty me listë dhe me firmë të Erion Veliaj. Pra, çdo kush që është aty, është sepse i vuri Erion Veliaj, patjetër edhe me miratimin e Ramës në listë. Dhe ata janë po të njëjtët që rrethuan SPAK-un, që desh rrahën policë e prokurorë, dhe sot ata nuk kanë kurajo ta shohin në sy Erion Veliajn, sepse për ata Veliaj ka marrë fund politikisht, juridikisht dhe shumë shpejt mbi bazën e këtyre edhe Presidenti i Republikës do të dalë me një vendim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco