Përplasja Rama-Veliaj/ Gjokutaj: Privimi i së drejtës për t’u dëgjuar është më i rëndë se privimi i lirisë

Përplasja Rama-Veliaj/ Gjokutaj: Privimi i së drejtës për t’u dëgjuar është më i rëndë se privimi i lirisë

17:38, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas përplasjeve mes Edi Ramës dhe  kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj në lidhje me pjesëmarrjen e këtij të fundit në seancën e Këshillit Bashkiak ku pritet të shkarkohet nga detyra, ka reaguar dhe avokati Genc Gjokutaj.

Në një reagim në Facebook Gjokutaj theksoi se shkelja më e rëndë në këtë rast nuk është privimi i lirisë fizike, por privimi i së drejtës për t’u dëgjuar.

‘Privimi i lirisë fizike nuk është asgjë përballë privimit të së drejtës më bazike të njeriut që e dallon atë nga çdo frymor-Fjalës! Sepse diktatori e di se gjuha, ani pse nuk ka kocka, kockat i thyen përmes fjalës,’- shkruan ai në rrjetet sociale.

Avokati e cilësoi këtë situatë si shenjë të një sistemi politik ku ‘peshku i madh ha të voglin’, duke e quajtur realitetin aktual ‘xhunglën e Rilindjes’.

‘Jetojmë në xhunglën e Rilindjes që luftën brenda llojit e ka tipar dallues që funksionon mbi parimin: peshku i madh e ha të voglin!’, - shkruan avokati Genc Gjokutaj.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë (neni 43 dhe neni 42), çdo qytetar ka të drejtën e një procesi të rregullt ligjor dhe të drejtën për t’u dëgjuar para çdo vendimmarrjeje që mund të prekë të drejtat e tij.

Ligji për vetëqeverisjen vendore parashikon se ndërprerja e mandatit të kryetarit të bashkisë duhet të bëhet vetëm pas një procesi transparent, me pjesëmarrjen dhe mbrojtjen e vetë të zgjedhurit vendor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco