SYRI TV/ PS refuzon përballjen me Veliajn – Prezenca e kryebashkiakut të Tiranës në dorë të Olsi Dados

16:27, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Erion Veliaj nuk mori përgjigjen pas kërkesës drejtuar këshilltarë socialistë për të qenë pranishëm në këshillin bashkiak, ku do të vendoset me shumë gjasë shkarkimi i tij si kryetar Bashkie i Tiranës. Në një përgjigje të bërë publike sot dhe të firmosur nga sekretari i këshillit bashkiak Behar Zeneli, socialistët kanë lënë të kuptojnë se prania e Veliajt në mbledhje nuk është e domosdoshme dhe për këtë arsye, vërejtjet e tij kryetari i bashkisë mund ti dërgojë edhe me shkrim. Drejtoria e Burgjeve konfirmoi për SYRI TV, së deri në mesditë në adresë të saj nuk kishte asnjë kërkesë nga Prokurori i çështjes Olsi Dado i cili është njeriu që ka dorë prezencën apo mos prezencën e Erion Veliajt në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak.

Syri TV

Anëtarët e mazhorancës në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk e konsiderojnë të nevojshme praninë e Erion Veliajt në mbledhjen e ditës së nesërme ku pritet të votohet kërkesë për shkarkimin e tij si kryetar. Në një përgjigje piruetë të firmosur nga sekretari i këshillit bashkiak Behar Zeneli, përgjigja ndaj kërkesës publike të Veliaj për të qenë i pranishëm në sallën e Bashkisë së Tiranës, thuhet ndër të tjera..

“Sa më sipër, në vijim të kërkesë suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë të që administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”.

Me këtë përgjigje, socialistët në këshillin bashkiak kanë lënë të kuptojnë që prezenca e Erion Veliajt në atë që mund konsiderohet gijotina e tij përfundimtare politike, nuk është e domosdoshme. Gjithashtu reagimi i socialistëve në Këshillin Bashkiak vjen si kundërpërgjigje ndaj kërkesë së Erion Veliajt për të qenë prezent në mbledhje, ndërsa e argumenton këtë si një të drejtë kushtetuese përballë një akti antikushtetues siç e ka cilësuar ai vendimin e Këshillit të Ministrave për të shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të Bashksië!

“E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.

Fjala e fundit për prezencën apo jo të Erion Veliajt nesër në sallën e Këshillit Bashkiak mbetet në dorën e prokurorit të çështjes, Ols Dado. Syri TV kontaktoi Drejtorin e Burgjeve e cila konfirmoi se deri në mesditën e sotme nuk kishte asnjë kërkesë nga prokurori i çështjes për të mundësuar praninë e Erion Veliajt në seancë, ndërsa përgjigja publike e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit Bashkiak, paralajmëron se kjo kërkesë vështirë se do të bëhet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco