Mesazhi për Ramën/ Misioni i BE: Po ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë drejtësinë

Mesazhi për Ramën/ Misioni i BE: Po ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë drejtësinë

16:13, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një reagim të bërë publik gjatë ditës së sotme misioni i BE ka thënë se “mbështetja për një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efektiv mbetet në qendër të misionit”.

Në prononcimin e tyre Misioni i BE nuk ka lenë jashtë vëmendjes edhe Kërcënimet e vazhdueshme që Edi Rama i ka bërë anëtarëve të sistemit të drejtësisë.

“Ndërkohë BE-ja ndjek nga afër zhvillimet në këtë fushë, përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe që gjithashtu mund të gërryejnë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë”, thuet ne reagimin e misionit të BE.

Reagimi

Mbështetja për një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efektiv mbetet në qendër të misionit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit në BE.

BE-ja ndjek nga afër zhvillimet në këtë fushë, përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe që gjithashtu mund të gërryejnë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Në këtë kontekst, Raporti mbi Sundimin e Ligjit dhe Raporti Vjetor për Shqipërinë ofrojnë vlerësime mbi situatën në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco