“Do ulemi me aleatët dhe partitë opozitare për kandidatin e bashkisë Tiranë, por zëri kryesor i përzgjedhjes është PD”, kështu deklaroi kreu demokrat gjate nje konference shtypi në selinë e PD.
Berisha: Janë dy momente të rëndësishme. Së pari, PD do të bëjë përpjekje të hyjë me koalicion. Ne do përpiqemi të rakordojmë, biem në ujdi në bashkëpunim me ato parti që ndihen opozitare.
Aty pastaj, sigurisht, debati do të jetë për kandidaturat. Ne nuk themi që, o kandidatura jonë, o nuk ka koalicion me ne. Por secili është i vetëdijshëm që zë kryesor për përzgjedhjen do të jetë PD.
Prandaj dhe pasi të ulemi me aleatët dhe partitë opozitare të tjera, aleatë në tërësi, të debatohet, të diskutohet, do të ua japim kandidatin.
PD ka jo një, por disa kandidat të shkëlqyer, brenda, jashtë kudo. Nuk kemi asnjë problem.
© SYRI.net