Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, njëkohësisht deputet i kësaj force politike në Kuvend, Tedi Blushi shprehet se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk kishte asnjë reflektim nga ana e mazhorancës, porse vijoi në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe Rregullores.
Në një deklaratë për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, Blushi tha as kreu i grupti parlamentar të PD, Gazment Bardhi nuk ishte njoftuar për të qenë pjesë e mbledhjes së Konferencës së Krytearëve, ndërsa nuk ngurroi të akuzonte Pelshin si shkelës të Kushtetutës.
Sipas Blushit, në vend të respektimit të institucioneve, Peleshi zgjodhi të zbriste në nivelin e ushtarit të Kryeministrit Edi Rama.
S’mund të bënim një diskutim normal sa kohë që s’kishte reflektim nga një mazhorancë për të vijuar në shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores. Në mënyrë arbitrare grupi parlamentar i PD, kreu i saj Gazment Bardhi, s’ishte lajmëruar për pjesëmarrje në konferencë.
Nuk mbeta pa ngritur si shqetësim faktin se Peleshi po identifikohet si shkelës i Kushtetutës dhe Rregullores. Grupi parlamentar i opozitës i ka përcaktuar anëtarët e saj në komisione. S’mund të bënim sikur asgjë s’kishte ndodhur, kur vijmë nga një seancë për qëndrimin e vendosur të kësaj mazhorance. Kemi një kryetar parlamenti që në vend të respektonte Kushtetutën e vendimet e GJK, zgjodhi të ulej në nivelin e ushtarit të kryeministrit.
S’mund të bësh moral për sigurinë ligjore, kur kemi një mazhorancë, deputetët shkelin kushtetutën. Emrat do të dërgohen në komisione, kemi një parlament jo produkt i vullnetit të qytetarëve por i një farse terrori elektoral.
© SYRI.net