Çoku: Shqipëria ka paguar çmimin e politikave të jashtme dhe varfërisë, ndikimi i Sorosit dhe strategjitë e dështuara

10:29, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E ftuar në emisionin "Kafe Shqeto" me Flavio Qarrin, Belioza Çoku, pedagoge dhe aktiviste, ka shprehur mendimin se Shqipëria ka qenë përfituese e zhvillimeve të jashtme, përfshirë ndikimin e Sorosit dhe politikave të tij, por gjithashtu po paguan çmimin e këtyre zgjedhjeve, duke përjetuar rritjen e varfërisë dhe pabarazisë.

Ajo theksoi se shumë prej lëvizjeve dhe ideve që kanë formësuar vendin janë mbështetur nga grupe me interesa, ndërsa shtresa e mesme është zhdukur, duke u zëvendësuar me një brez që po shikon mbijetesën përmes largimit nga Shqipëria. Çoku ngriti shqetësimin se ky model i jetesës i orientuar vetëm drejt përfitimeve afatshkurtra po ka pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare.

Pjesë nga deklarata:

Sa i përket pjesës ekstremiste, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për religjionet dhe politikën, të cilat kanë qenë gjithmonë në lojë. Të gjitha lëvizjet janë shfaqur, janë zhvilluar, dhe shumë prej tyre kanë përfunduar në mënyra tragjike ose jo, ose janë zhdukur, por gjithmonë ata që janë mbështetur politikisht kanë qëndruar. Iken Soros dhe vjen dikush tjetër; nuk ka ndryshim. Ata që janë mbështetur politikisht, orientohen politikisht, dhe si ka përfunduar ky brez? Ky brez e shikon si mbijetesë largimin nga Shqipëria, me një llogari afatshkurtër për të mbijetuar.

Pra, sa kemi shtresë të mesme sot dhe ku?

Po dëgjoja para pak ditësh, dhe kjo vlen në nivel global, jo vetëm për vendin tonë, se Shqipëria është një nga vendet që ka përfituar më shumë nga historitë e tilla, aspak të shëndetshme. Një profesor i famshëm amerikan, ekonomist, më bëri përshtypje kur thoshte se çfarë ka ndodhur, si ka qenë situata, historia që ne jemi në këtë gjendje. Sot ka shumë më tepër njerëz të varfër. Atëherë, kujt do t'i rikthehesh? Do t'i rikthehesh atyre që kanë bërë një kontratë me ty. Janë marrë të gjitha masa për të tërhequr vëmendjen.

Më çudit dhe pjesa që thuhet se Kirk punonte 12-15 orë kur flinte dhe kur rrinte me familjen. Ky stil nuk është i shëndetshëm. Në kohën që jetojmë, i është dhënë rëndësi gjërave të këtij lloji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco