Jonathan Pano, nga Instituti për liri dhe trashëgimi, shprehet se trashëgimia që la pas Charlie Kirk është mjaft e vyer, për një shoqëri që kërkon të hedhë themele të forta dhe të shëndosha, siç është besimi dhe familja.
Në një intervistë për emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Pano tha se të majtët kanë penetruar në sisteme kryesore të shoqërisë, në biznes, politikë dhe arsim, dhe kanë arritur deri aty sa u kanë shpëlarë trurin fëmijëve për të ndryshuar gjininë.
Pano paralajmëroi një rrezik të shtuar edhe në Shqipëri, teksa po diskutohet projektligji për Barazinë Gjinore, pasi organizata të ndryshme në vendin tonë të financuara nga e majta ekstreme në SHBA, kanë marrë tender për ekspertë sa i përket terapisë hormonale të konvertimit.
Sipas Panos, këto organizata janë të bindura se ky projektligj do të miratohet, ndaj bëri thirrje që universitet e studentët të zgjohen, pasi ne jemi tashmë vetëm një brez larg zhdukjes.
Trump i ka shpallur luftë tanimë të majtëve. Pasi kanë penetruar në biznes, politikë e arsim. Kemi parë fëmijë që kanë ndryshuar gjininë, se kanë pasur shpëlarje truri. Soros me ideologjinë e tyre ndikojnë në mirëqeverisjen e mbajtjen e popullit, e majta shkoi aq majtas, sa të ishe konservator njiheshe si ekstremist.
Kirk ishte pro jetës dhe vlerat tradicionale të familje, i nxiste të rinjë të martoheshin. Me aktivitetin e tij, e djathta nuk të vret. Çfarë ndodhi kur vdiq Floid, kaloi vendi gati në luftë civile,. Pati një rritje të personave që shkonin në kishë. Njerëzit s’iu kthyen dhunës por lutjes. Është ideologjia e majtë, ajo që vret.
Të majtët janë në terren dhe patronazhimi i tyre, kanë arritur një sistem të perfeksionuar. Retorika e majtë është bërë më shumë agresive. Nëse je normal nisin të etiketojnë. Ideologjia e majtë, s’është vetë në Amerikë. Edhe në Shqipëri, kemi pasur prindi 1 e 2. Ekstremizmi i së majtës amerikane ka jehonë edhe në vende tjetra. Janë investuar në organizata të ndryshme, është investuar edhe për Reformën në Drejtësi, janë financuar në mënyrë agresive organizata të majta.
Një studim që po bëjmë për projektligjin për barazinë gjinore. Aleancat LGB kanë marrë tender për ekspertë sa i përket terapisë hormonale të konvertimit. Ata e kanë mendjen e ndarë se projektligji do kalojë, ne duhet të qëndrojmë fort e në këmbë. Universitetet e studentet duhet të zgjohen.
Ne jemi vetëm një brez larg zhdukjes. Një lavazh truri total. Të gjithë së bashku të ndikojmë brezin e ri për atdheun, familjen e martesën. Do të qëndrojmë pro vlerave që do t’i përçojmë në shoqëri.
© SYRI.net