I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka qene avokati Arbër Hoxha.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka folur për vendimin e Ramës për të shkarkuar Ramën dhe sjelljen e këshilltarëve te rilindjes. Ndërkohë që sipas tij Gjykata kushtetuese mund të hedhë poshtë vendimin e Ramës.
Arbër Hoxha: Shanset për një zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese në qoftë se vendimi do të ankimohet dhe me gjithë gjasat do të ankimohet, shanset ligjore janë të larta.
Pasi siç e thashë edhe me sipër dhe për të mos rënë në përsëritje, besoj se Gjykata Kushtetuese duhet dhe do të ngrihet në lartësinë e kësaj situate për të konstatuar antikushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave. Dhe ta konstatojë atë dhe ta deklarojë nul.
Në këto kushtet Presidenti i Republikës nuk mund të dekretojë datën e zgjedhjeve dhe besoj se nuk duhet dhe nuk mund të këtë zgjedhje të parakohshme në rastin e një vendim marrje pozitive nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Për zotin Veliaj, patjetër që ky është një lajm i keq shkarkimi i tij. Ndërkohë që për të gjithë juristët dhe rrethin e juristëve është një lajm i mirë. Nuk dua të bëj as humor të zi në rastin konkret. Por është një gur prove për Gjykatën Kushtetuese, ta shohim nëse do të jetë apo jo në lartësinë e situatës dhe për ti thënë të gjithë juristëve dhe të gjithë shqiptarëve që para kushtetutës dhe ligjit janë të gjithë të barabartë, pavarësisht situatës politike në të cilën ndodhen.
© SYRI.net