Zëvendësimi i Dredhës/ Sot Rama merr kontrollin total edhe të bashkisë së Vlorës

Zëvendësimi i Dredhës/ Sot Rama merr kontrollin total edhe të bashkisë së Vlorës

09:28, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas një dorëheqje me shumë enigma të kreut të bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, socialistët kanë vendosur ti gjejnë një zëvendësues.

Pra sot mblidhet këshilli bashkiak ne Vlorë për të emëruar një nga N.kryetarët që do drejtojë bashkinë e Vlorës pas dorëheqjes së Dredhës.

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se Blendi Çuçi u ka dhënë udhëzim këshilltarëve socialistë të Vlorës që në mbledhjen e së hënës të mbështesin Elis Halilin si kryetar të ri të Bashkisë Vlorë.

“Afërmendësh” ky do të drejtojë këtë institucion se nuk mund të mendohet që udhzimet e “liderit global” të vihen në dyshim nga të zgjedhurit lokale të rilindjes.

Ky zhvillim vjen pas mbylljes së mandatit politik të Ermal Dredhës. Vendimi pritet të formalizohet në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak, ku pritet edhe votimi.

Tani pritet që edhe ato aludimet që u bënë në media që Dredha nuk kishte pranuar të firmoste këtë apo atë projekt të Edi Ramës, të marrin një përgjigje urgjente, pasi ai që do vijë, do të vijë me një garancinë që nuk do e “dredhë’ si Dredha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco