Paketa e re e gjelbër/ Ferruni: Ndarja e mbetjeve nuk bëhet në landfill, prej një dekade s’ka funksionuar!

17:16, 21/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambientalisti Lavdosh Ferruni, shprehet se beteja e ndarjes së mbetjeve që në burim ka nisur që më 2015, kur u hodh ideja e parë, por që sot pas një dekade ende nuk ka një zgjidhje.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Ferruni tha se paketa e gjelbër në çeljen e kapitujve me BE, kërkon maksimalizimin e riciklimit, dhe ndarja e mbetjeve në landfill, siç edhe ka ndodhur deri më tani me Sharrën, nuk ka funksionuar.

Sipas Ferrunit, kjo kërkon një angazhim serioz dhe ministri i ri duhet ta ketë prioritet në agjendën e tij, pasi kjo lidhet edhe me ekonominë e turizmit.

Për Ferrunin, në paketën e re të gjelbër, rol të ndësishëm luan edhe tranzicioni energjetik, pasi konsumi i energjisë nga burime të rinovueshme është 100 % i mundur.

Kjo betejë ka 10 vjet, që më 2015 u hodh ideja e ndarjes në burim për koshat, kanë përfunduar të gjitha në landfill në Sharrë. Këto janë shqetësuese, sepse s’ka një zgjidhje. Në këtë situatë të re, paketa e re kërkon maksimalizimin e riciklimit, ndarja në  burim është e vetmja mënyrë. Në landfill nuk funksionon. Ndarja në burim dhe duhet angazhim serioz ne këtë çështje. Kërkon angazhim serioz. Ministri i ri duhet ta ketë kryesore në agjendën e tij, pasi lidhet me ekonominë e turizmit.

Në paketën e gjelbër, rol kyç është tranzicioni energjetik. Kullotat janë problem i madh, mund të bëhet park fotovoltaik pasi mund të krijohet nj sinenergji. Delet mund të kullosin mes hapësirave te panelet energjike. Kodrën me panele diellore, s’duhet lejuar, ndaj është e ndërlidhur paketa e gjelbër me energjinë.

Jemi shumë prapa me energjinë e erës, ka hapësira në tokat e kripura për energjinë fotovoltaike, me një menaxhim më të mirë, Shqipëria i ka potencialet absolute. 100 % e sigurt nga burime shkencore që kjo të ndodhë. Me konsum të energjisë nga burime të rinovueshme dhe kjo është e mundur 100 %.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco