Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim të fundit në Facebook ka denoncuar në mënyrë qeverisjen e Edi Ramës, duke e përshkruar atë si një botë përrallash ku qytetarët shqiptarë zhvendosen gjithnjë e më shumë nga realiteti dhe problemet e tyre të përditshme.
Sipas Vasilit, qytetarët presin ujë të pijshëm në shtëpi, transport urban funksional dhe heqjen e plehrave, por qeveria u ofron satelite, Diellën dhe naftën imagjinare të Shpiragut.
Ata presin ushqime të sigurta dhe marrin inspektorë me “inteligjencë Ramificiale”, presin shërbime nëpër bashki dhe marrin mesazhe Ramificiale të Diellës.
Në postimin e tij, Vasili thekson se ky paradoks mes premtimeve dhe realitetit tregon qartë paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë Rama-4, që zgjedh t’i ofrojë qytetarëve fantazi dhe imazhe propagandistike, ndërkohë që problemet e përditshme dhe të domosdoshme mbeten të papërballuara.
Postimi i plotë:
Inteligjenca Ramificiale!
Satelitet, nafta në Shpirag dhe Diella!
Rama 4, theshi i përrallave me inteligjencë Ramificiale.
Presin ujë në shtëpi, autobuze urbane, heqjen e plehrave dhe ju japin satelite, Diellën dhe naftën imagjinare të Shpiragut.
Presin ushqime të sigurta dhe ju japin inspektorë me inteligjencë Ramificiale.
Presin shërbime nëpër Bashki dhe ju japin mesazhet Ramificiale të Diellës.
© SYRI.net