FOTO/ Firmoset binjakëzimi mes Mirditës dhe Pezinokut të Sllovakisë. Mëlyshi: Ja 4 fushat e bashkëpunimit

FOTO/ Firmoset binjakëzimi mes Mirditës dhe Pezinokut të Sllovakisë. Mëlyshi: Ja 4 fushat e bashkëpunimit

12:14, 21/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Promovimi i projekteve të përbashkëta në fushën prodhuese,  arsimit, kulturës dhe traditave folklorike respektove janë katër fushat që Mirdita do të ndjekë modelin e Pezinokut të Sllovakisë.

Kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Mëlyshi dhe homologu i tij sllovak, Roman Mács nënshkruan së fundmi Memorandumin e i binjakëzimit ndërmjet Bashkisë së Mirditës dhe Bashkisë së distriktit Pezinok.

“Në Pezinok të Sllovakisë u mbajt Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të binjakëzimit ndërmjet Bashkisë së Mirditës dhe Bashkisë së distriktit Pezinok, nga Kryetarët e Bashkive respektive Z. Albert Mëlyshi dhe Z. Roman Mács, në prezencën e Ambasadorit të RSH në Bratislavë Z. Arten Hanku, Ambasadorit të Sllovakisë në Tiranë Z. Albin Otruba dhe Presidentit të Rajonit të Bratislavës, Z. Juraj Droba.

Ky binjakëzim, i cili u kurorëzua me mbështetjen e Ambasadës sonë në Sllovaki dhe asaj Sllovake në Tiranë, do të sjellë më afër komunitetet e Bashkive respektive në promovimin e projekteve të përbashkëta në fushën prodhuese, atë të arsimit, kulturës dhe traditave folklorike respektive.

Ai do të shërbejë gjithashtu si një urë për promovimin e mëtejshëm të miqësisë, ndërmjet popullit shqiptar dhe atij sllovak”, thuhet në njoftimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco