Sfidoi agjendën globaliste të ekstremit të majtë, nesër përkujtimore për aktivistin amerikan Charlie Kirk në Tiranë

Sfidoi agjendën globaliste të ekstremit të majtë, nesër përkujtimore për aktivistin amerikan Charlie Kirk në Tiranë

20:35, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e diel, më 21 shtator, në orën 18:00, përpara Universitetit të Arteve në Sheshin ‘Nënë Tereza’, do të mbahet një përkujtimore për aktivistin amerikan Charlie Kirk.

Ngjarja organizohet nga 'Institute for Liberty & Heritage' dhe synon të kujtojë jetën dhe veprën e Kirk, i njohur për qëndrimet e tij ndaj çështjeve të lirisë individuale, besimit, familjes dhe patriotizmit në Shtetet e Bashkuara.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë personalitete të besimit, përfaqësues të politikës shqiptare, si dhe diplomatë, përfshirë përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Gjatë përkujtimores do të transmetohet edhe ceremonia e nderimit të Kirk që zhvillohet në SHBA, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Organizatorët e përshkruajnë këtë përkujtimore si një moment reflektimi mbi vlerat për të cilat ai u angazhua dhe si një frymëzim për gjeneratat e reja.

Lexo dhe: Një burrë i armatosur që hiqej si polic arrestohet në stadium para funeralit të Charlie Kirk

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco