VIDEO/ Balliu: Koçiu, ministrja e Postës, jo e Brendshme. Në Shqipëri jeta është bërë e pasigurtë

17:04, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, ka kritikuar rëndë qeverinë për situatën e sigurisë të krijuar në Shqipëri, duke e përshkruar realitetin aktual si ‘të pasigurt për jetën dhe ushqimin’.

‘E vetmja gjë, dhe realiteti sot në vend është se ne kemi zero siguri qoftë për jetën, si dhe për ushqimin. Sot fëmijët tanë janë të pasigurtë në shkolla, sot jetët tona janë të pasigurta në rrugët e Tiranës, ne e kemi parë se si në ‘Don Bosko’, në Shkodër, në Memaliaj se, si qytetarët shqiptarë kanë mbetur viktima të bandave që sjellin në pushtet Edi Ramën,’ tha Balliu.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Balliu shtoi se situata shëndetësore dhe sigurimi i ushqimit janë po ashtu problematikë: ‘Jeta jonë është e pasigurtë, ushqimi i pasigurt, fëmijët tanë janë të pasigurt, ilaçet janë me mungesë dhe e vetmja gjë që dëgjojmë janë analistët e pavarur të qeverisë që thonë, është shumë bukur, sepse marrin para kot, paratë e shqiptarëve. Realiteti është krejt ndryshe.’

Deputeti demokrat, kritikoi edhe ministren e Brendshme, duke theksuar mosreagimin e saj ndaj incidenteve kriminale:

‘Ministren e postës. Ti do merresh i tha, se si ta vëmë emrin e rrugës tek pallati me shigjeta. Nuk e ka problem që te pallati me shigjeta u vendos tritoli, dhe u vra një djalë 30 vjeç, por ministrja duhet të ketë në vëmendje që të gjejmë rrugën e saktë ku u vra. Ka hall që të mos e quajnë me ‘pallati me shigjeta’, por ti gjejë një emër rruge. Kjo është Ministria e Brendshme? Kjo është ministrja e Postës.’

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu theksoi se ky shembull tregon një mungesë serioze të përgjegjësisë në zyrat qeveritare dhe nevojën për ndryshime urgjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco