Kryeministri Edi Rama pretendoi se qeveria e tij nuk ka ndërhyrë asnjëherë në çështjet e drejtësisë ndërkohë që janë ende të freskëta presionet dhe urdhrat ndaj institucioneve të drejtësisë për goditjen e liderëve të opozitës apo sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë prezantimit të ministrit të ri të drejtësisë, Rama foli gjatë për ministren virtuale Diella, të cilës kishte ndërmend që ti jepte për të zgjidhur proceset civile në gjykata.
Syri TV
Teksa janë të freskëta presionet e hapura dhe urdhrat ndaj institucioneve të drejtësisë për të goditur liderët e opozitës, apo kërcënimet me emër dhe mbiemër të një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë marrë vendime kundër dëshirës së tij, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pushteti ekzekutiv nuk ka ndërhyrë asnjëherë në çështje të drejtësisë. Rama foli për një drejtësi të pavarur dhe jashtë ndikimit të politikës kur faktet dëshmojnë kontrollin e plotë të institucioneve të drejtësisë të cilat prej vitesh po përdoren për të goditur politikisht drejtuesit e opozitës dhe rivalët brenda llojit të Kryeministrit. Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të ministrit të ri të drejtësisë Besfort Lamallari, I cili zëvendësoi në këtë detyrë Ulsi Manjën.
Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuari për gjithmonë, dhe jemi ne që duhet ta konsolidojmë në këtë fazë dhe të mbajmë duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve.
Është fakt që ne nuk kemi hyrë në asnjë rast, në përmbajtën e një çështje që është marrë drejtësia, dhe nuk do ta bëjmë sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, seleksionim, përzgjedhje apo promovimi i prokurorëve dhe gjykatësve, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”,
Ndërkohë që stoku I dosjeve nëpër gjykata është I pallogaritshëm, Edi Rama mendon që edhe këtë çështje ta zgjidhë përmes robotit të tij të preferuar, Diella. Sipas tij, ministrja virtual do të ketë së shpejti fëmijët e saj dhe do tu japë zgjidhje çështjeve civile.
Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me Inteligjencë Artificiale të çështjeve civile, që njerëzit mos harxhojnë lekë e kohë nëpër procese të pafundme kur fare mirë mund të kalojnë në procesin e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do ketë së shpejti.
Rama reagoi me zemërim ndaj zërave të shumtë sipas të cilëve Ministrja virtuale Diella është krijuar prej tij që Kryeministri të marrë në dorë çdo tender dhe prokurim publik.
© SYRI.net