Çmenduria/ Në Onkologjik nuk ka mjekime dhe po vdesin pacientët, Rama deliron: Do përdorim inteligjencë artificiale në shëndetësi

Çmenduria/ Në Onkologjik nuk ka mjekime dhe po vdesin pacientët, Rama deliron: Do përdorim inteligjencë artificiale në shëndetësi

10:49, 20/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama prezantoi paraditen e së shtunës ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala, e cila vjen në këtë post në konflikt të hapur interesi pasi është nëna e mikut të ngushtë të Edi Ramës.

Por jo vetëm kaq, prezantimi vjen sërish pasi është raportuar se në Spitalin Onkologjik mungojnë mjekimet dhe ilaçet.

Ndërsa pacientët po vdesin spitaleve të vendit, Edi Rama deklaroi se edhe shëndetësia do të bëhet me inteligjencë artificiale.

“Në mandatin e tretë rritëm në mënyrë të konsiderueshme pagat e mjekëve. Në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit, asaj që shërbimi ynë shëndetësor t’ju ofrojë qytetarëve. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është shumë e qartë që janë 2 shtylla të rëndësishme që ne do të mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i aleancave dhe nga ana tjetër futja e inteligjencës artificiale në sistemin shëndetësor”, tha Rama.

Po ashtu, Rama njoftoi se pritet të hapet edhe një Universitet i ri në Fier. 

"Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe universitetit. Kemi nisur bashkëpunimin për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një universiteti në Fier. Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë", tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco