'Një turp i paprecedentë në 35 vite', Bardhi: Seanca e së enjtes, sulm i hapur ndaj Kushtetutës dhe demokracisë parlamentare

'Një turp i paprecedentë në 35 vite', Bardhi: Seanca e së enjtes, sulm i hapur ndaj Kushtetutës dhe demokracisë parlamentare

21:23, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar ashpër seancën plenare të së enjtes, duke e cilësuar atë si një sulm të hapur ndaj Kushtetutës dhe demokracisë parlamentare në vend.

Në një atmosferë tensioni dhe shkeljesh flagrante të rregullores, opozita u pengua sistematikisht të ushtrojë të drejtën për të folur dhe për të kundërshtuar qeverinë. Bardhi thekson se kjo seancë ishte një turp i pashembullt në historinë 35-vjeçare të Kuvendit shqiptar, ku mazhoranca përdori çdo mjet për të injoruar opozitën dhe për të imponuar me forcë vullnetin e saj politik.

“Po shkelej Kushtetuta dhe Rregullorja. Kur reagimin nuk e bën dot me fjalë, e vetmja mënyrë për të reaguar ishte hedhja e tyre drejt kryetarit të Kuvendit. Ishte një seancë turpi në 35 vite. Publiku u privua nga e drejta për të dëgjuar programin dhe oponencën e opozitës edhe për kabinetin qeveritar.
Ishte provokim, tallje duke e shndërruar sallën e Kuvendit në teatër kukullash dhe kërkuam të na jepej e drejta e fjalës. Mazhorancës iu dha 2 herë fjala ndërsa grupit tonë, me sa duket Peleshi u urdhërua nga Rama dhe fjala iu dha sërish mazhorancës”,
tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco