Studiuesi i njohur: Çmenduri ministri AI, Rama po konkurron të bëhet kryeministri më qesharak

Studiuesi i njohur: Çmenduri ministri AI, Rama po konkurron të bëhet kryeministri më qesharak

20:37, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti politik dhe studiuesi i njohur i Ballkanit, Jasmin Mujanović, ka reaguar me ironi ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë një rol të zgjeruar të ashtuquajturës Diella, ministre e AI në qeverinë e tij.

Në një postim në rrjetin social ‘X’, Mujanović shkruan:

‘Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur ‘udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI’. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me ‘ministren e AI’ si një manovër publicitare. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte ‘e lënduar’ dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri.’

Deklarata e Mujanović vjen pas seancës së fundit parlamentare, ku avatarja digjitale e prezantuar nga Edi Rama si ‘ministre e AI’ mbajti një fjalim dhe reagoi ndaj kritikave të opozitës.

Image

Por në fakt, shfaqja e Diellës në sallën e parlamentit shqiptar ishte një plan i Edi Ramës për të provokuar opozitën dhe për të bërë që qeverinë e tij ta miratonte në një seancë qesharake prej pak më shumë se 20 minutash.

Pikërisht për këtë arsye opozita ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe përsëritjen e seancës për miratimin e qeverisë dhe të programit 4 vjeçar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco