Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘10 ditë jashtë Kuvendit’/ Deputeti i PD: U përjashtova se ngrita zërin kundër një sharlatani

‘10 ditë jashtë Kuvendit’/ Deputeti i PD: U përjashtova se ngrita zërin kundër një sharlatani

19:21, 19/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Deputeti i PD-së Fidel Kreka, ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të socialistëve, ku së bashku me Gazment Bardhi i përjashtuna me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare, për shkak të tensioneve në seancën e djeshme plenare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreka shkruan se u përjashtua vetëm se ngriti zërin kundër një kryetari sharlatan që sillet si pronar i Kuvendit, duke iu referuar Niko Peleshit.

Sipas tij, kur u mbyllet goja në Parlament, atëherë detyra e tyre është që të flasin më fort dhe sipas tij, opozita duhet të ngrihet më e fortë se kurrë.

 ‘Kur na mbyllin gojën në Parlament, është detyra jonë të flasim më fort!

U përjashtova 10 ditë sepse ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan që mendon se është pronar i Kuvendit.

Ne nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi!

Opozita duhet të ngrihet më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.

Si deputet i Partisë Demokratike, do të jem çdo ditë në krah të demokratëve dhe opozitarëve për të mbrojtur interesat e tyre!’-shkruan Kreka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco